• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 29 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

28 vrasje për 11 muaj në Kosovë, analistët: Siguria ka dalë nga binarët

V E nga V E
30 November 2023
në KRYESORE
0 0
0
28 vrasje për 11 muaj në Kosovë, analistët: Siguria ka dalë nga binarët
0
SHPERNDARJE
63
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter
28 vrasje në 11 muajt e fundit kanë ndodhur në Kosovë, ndërsa kjo situatë nga ekspertët e sigurisë po vlerësohet si pasiguri e madhe për qytetarët. Ata vlerësojnë se kjo ka ardhur si pasojë e krizës ekonomike me të cilën po ballafaqohet vend
28 vrasje kanë ndodhur në Kosovë për vetëm 11 muajt e fundit.

Nga data 1 janar i vitit 2023 deri më datën 31 tetor të vitit 2023, sipas Policisë së Kosovës, kanë ndodhur 26 vrasje.

Po ashtu, mbrëmjen e 29 nëntorit Kosova u trondit pas dy vrasjeve të rënda në Prishtinë, ku në raste të ndara mbetën të vrarë një grua dhe një burrë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, për Portalin Dukagjini ka thënë se “nga 1 janar deri 31 tetor janë evidentuar 26 raste të vrasjeve”.

Më tej, Krasniqi ka shtuar se rastet e vrasjeve të fundit ende nuk i kanë të procesuara në sistem të statistikave, pasi ato, sipas tij, procesohen vetëm pasi të përfundojë muaji nëntor.

“Kosova, vend i pasigurt”

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, për Portalin Dukagjini ka thënë se siguria në Kosovë ka dalë nga konturat e saj, dhe kjo, sipas tij, ka ndodhur për shkak të rritjes së dhunës, vrasjeve dhe grabitjeve në kohën e fundit.

“Dhuna, vrasjet si dhe grabitjet në këto ditë të fundit në Kosovë po japin një mesazh që siguria publik ka dalë nga konturat e përcaktuar që garantojnë sigurinë individuale”, ka thënë Shala.

Një nga arsyet e rritjes së kriminalitetit në vend, sipas Shalës, janë mungesa e mirëqenies ekonomike dhe sociale.

Ai i ka bërë thirrje shtetit të marrë masa preventive për ta ulur kriminalitetin në vend.

“Shkaqet që çojnë në veprime të tilla kriminale janë të bazuar në mungesë të një sistemi të mirëfilltë ekonomiko/social të veprimi kriminal grabitje, ndërsa te pjesa e vrasjeve dhe dhunës është e përcaktuar faktori psikologjik si shtysë kryesore në marrjen e veprime të tilla kriminale. Institucionet e vendit do të duhej që të trajtojnë problematikën mbi bazën shkencore duke trajtuar etiologjinë dhe fenomenologjinë e veprimit për të ndërmarrë veprime preventive në stazin e parë dhe në masën represive në momentin që progresi i veprimit nuk ndalet me masa në fillim”, ka deklaruar Shala.

Sipas ekspertit të sigurisë, policia duhet të ketë plane operative në luftën kundër armëmbajtjes pa leje.

“Policia e Kosovës duhet që të marrin një veprim në formën e gjerë duke ndalur çdo veturë në qytete në orët e vona për të ndalur bartjen e armeve dhe gjëra tjera kriminale dhe kështu jepet sinjal që zero tolerancë për kryesit e veprave penale”, ka përfunduar Shala.

Ndërsa, eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë se vrasjet të cilat po ndodhin në Kosovë janë për shkak se qytetarët kanë mundësi që të pajisen me armë ilegale shumë lehtë.

“Kemi stoqe të armëve, të cilat kanë mbetur nga lufta dhe janë të palegalizuara dhe qytetarët i mbajnë nëpër shtëpitë e tyre dhe kjo është një pasojë”, ka deklaruar ai.

Edhe Kajtazi njëjtë sikurse Shala u shpreh se kriza ekonomike është faktori që i prodhon këto krime dhe, sipas tij, qeveria duhet të marrë masa për “rimëkëmbjen e ekonomisë” .

“E para është gjendja sociale, ekonomike e cila e determinon situatën. Është një krizë në popull, e cila po duket se është pavërejtur, mirëpo këto akte që janë duke ndodhur edhe vjedhjet edhe dhuna në familje dhe kriminaliteti i shtuar i gjithanshëm është një krizë të cilën është duke përjetuar shoqëria kosovare për shkak të gjendjes ekonomike…Jemi dëshmitarë, ngritja e çmimeve, papunësia ikja janë të gjitha faktorë që i prodhojnë këto gjendje”, ka thënë Kajtazi.

Ai ka thënë se duhet të ketë një strategji kombëtare për legalizimin e armëve, pasi, sipas tij, ka nuk krime me armë të legalizuara.

“Konsiderojë se legalizimi i armëve, të cilat qytetarët i mbajnë në shtëpi, është mënyra më e mirë për ta pasur kontrollin mbi armë, pasi nga statistikat nuk kemi vepra penale që janë shkaktuar me armë të legalizuara”, ka përfunduar Kajtazi.

Kurse, njohësi tjetër i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci, ka thënë për Dukagjinin se Kosova që nga 1999 ka pasur rritje të kriminalitet në të gjitha format e tij.

“Në Kosovën e pasluftës kriminaliteti në të gjitha format e tij ka marrë hov të madh. Si shkaktar i kriminalitetit padyshim është gjendja e rëndë socio-ekonomike dhe si rezultat i kësaj gjendje shumë të rinj kanë marrë rrugë të pasurimit përmes dukurive negative, siç janë: narkotiket, vjedhja, grabitja dhe niveli më i lartë i kriminaliteti siç është vrasja. Shikuar nga aspekti i sigurisë këto fenomene janë ndër shkaktarët kryesorë që e cenojnë sigurinë publike, jetën e qytetarëve të RKS”, ka deklaruar Dashevci

Më tutje, ai ka theksuar se shteti duhet ta luajë rolin e tij dhe të hartojë politika që garantojnë siguri publike për qytetarët e vendit.

“Roli i shtetit si organizata kryesore dhe më e sofistikuar është krucial në sigurinë e vendit. Gjendjet e tilla kanë qenë prezentë në shoqëritë anarkiste në të kaluarën. Shteti përmes mekanizmave të tij duhet t’i aktivizojë fuqishëm dhe t’i harmonizojë politikat preventive dhe represive gjithherë duke u bazuar në hulumtimet empirike të kriminalitetit në vendin tonë. Shkaqet kryesore, armët pa leje po lulëzojnë, drogat janë tepër prezentë dhe gjendja socio-ekonomike e vendit është tepër e rënduar sidomos tek të rinjtë dhe si rezultat i sjelljeve devijante, në shoqërinë tonë po ndodhin krime, vrasje. Prandaj, Ministria e Punëve të Brendshme duhet të hartojë politikat të tilla që e garantojnë rendin dhe sigurinë publike për qytetarët e Republikës së Kosovës, sepse është misioni i saj”, ka shtuar eksperti.

Dashevci ka përfunduar duke thënë se duhet të bëhen hulumtime në mënyrë që të parandalohet kriminaliteti.

Sa u përket dy vrasjeve të fundit në Prishtinë, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, në një përgjigje ka thënë se janë duke punuar në ndriçimin e të gjitha rrethanave.

Në lidhje me vrasjen në rrugën “Dalip Alshiqi”, Ulaj ka thënë se nga informatat e deritanishme dyshohet për grabitje me pasojë vdekjen.

“Nga nata kritike e në vazhdim, Prokurori i Shtetit në koordinim me njësitë relevante janë të angazhuar në ndriçimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka deklaruar Ulaj.

Ndërsa, për vrasjen tjetër, e cila ka ndodhur në rrugën “Ali Vitia”, Ulaj ka thënë se dyshohet se një person ka privuar nga jeta viktimën (mashkull), me mjet të mprehtë-thikë.

“Viktima është dërguar në IML, me urdhër të prokurorit, ndërkaq rasti është iniciuar ‘Vrasje’. Veprimet hetimore po vazhdojnë të ndërmerren karshi këtij rasti dhe personi i dyshuar është identifikuar, mirëpo aktualisht ndodhet në arrati”, ka vijuar ajo.

Tags: AnalistëPolicia e KosovësVrasje
Postimi i mëparshëm

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës pëson aksident me veturë

Postimi tjetër

Avokati Jashari: Pse akti i mbrëmshëm ka karakteristikat e një vrasje të planifikuar se sa grabitje

Të ngjajshme Postime

A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës
KRYESORE

A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës

29 July 2025
Trupi i pajetë i personit të zhdukur në Ujman u gjet nga FSK-ja
KRYESORE

Trupi i pajetë i personit të zhdukur në Ujman u gjet nga FSK-ja

29 July 2025
OVL-UÇK paralajmëron protestë kundër Gjykatës Speciale më 7 gusht
KRYESORE

OVL-UÇK paralajmëron protestë kundër Gjykatës Speciale më 7 gusht

28 July 2025
“Fëmijët nuk fillojnë kurrë luftëra”, Osmani: Duhet të ndalet vuajtja e fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm në Gaza
KRYESORE

“Fëmijët nuk fillojnë kurrë luftëra”, Osmani: Duhet të ndalet vuajtja e fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm në Gaza

28 July 2025
Specialja nga sot në pushim veror, vazhdon punën më 15 gusht
KRYESORE

Specialja nga sot në pushim veror, vazhdon punën më 15 gusht

28 July 2025
“E turpshme që Hashim Thaçi gjendet ende në burg”/ Grenell: Haga është rrënuar!
KRYESORE

“E turpshme që Hashim Thaçi gjendet ende në burg”/ Grenell: Haga është rrënuar!

28 July 2025
Postimi tjetër
Avokati Jashari: Pse akti i mbrëmshëm ka karakteristikat e një vrasje të planifikuar se sa grabitje

Avokati Jashari: Pse akti i mbrëmshëm ka karakteristikat e një vrasje të planifikuar se sa grabitje

Lajmet e fundit

Burrë e grua humbën jetën tragjikisht në Bjeshkët e Junikut, Policia jep detaje

Theret me thikë një person në Lipjan, policia jep detaje

29 July 2025
Nesër në Prizren , fillon festa e librit

Nesër në Prizren , fillon festa e librit

29 July 2025
Pse dushi me ujë të ftohtë nuk është zgjidhja e duhur gjatë vapës ekstreme

Pse dushi me ujë të ftohtë nuk është zgjidhja e duhur gjatë vapës ekstreme

29 July 2025
Pjesa e parë përfundon me telashe për Dritën: Po humbet 0-1 ndaj Kopenhagës, Balaj ndëshkohet me karton të kuq

Pjesa e parë përfundon me telashe për Dritën: Po humbet 0-1 ndaj Kopenhagës, Balaj ndëshkohet me karton të kuq

29 July 2025
Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator

Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator

29 July 2025
Largohen nga vendi i ngjarjes ekipet që morën pjesë në operacionin e kërkimit në Ujman

Largohen nga vendi i ngjarjes ekipet që morën pjesë në operacionin e kërkimit në Ujman

29 July 2025
Trupi i 33-vjeçarit të mbytur në Liqenin e Ujmanit, Elshani: Rasti trajtohet si vdekje e dyshimtë

Trupi i 33-vjeçarit të mbytur në Liqenin e Ujmanit, Elshani: Rasti trajtohet si vdekje e dyshimtë

29 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu