Në kuadër të vizitës së Kryetares së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, përcjell InLajmi.
Më tutje, gjatë njoftimit zyrtar, Policia e Kosovës bën me dije se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në mënyrë që të mundësohet qarkullim i lirë i eksortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për vizitën e Kryetares së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale,
Menaxhimin e sigurisë dhe të trafikut rrugor gjatë realizimit të kësaj vizite
Prishtinë, më 28 nëntor 2023
Më 28 nëntor 2023, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova.
Policia e Kosovës gjatë vizitës së saj në Republikën e Kosovës do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit në vendin tonë.
Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) bazuar në itinerarin dhe agjendën si dhe do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik. / InLajmi /