Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të festave të Nëntorit, gjithashtu përkujtoi heroin Adem Jashari në ditën e lindjes së këtij të fundit, përcjell InLajmi.
Rama u shpreh se Jashari e la trupin e tij si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar.
Postimi i tij i plotë:
68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit / InLajmi /