Me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, edhe Google i bashkëngjitet festimeve, shkruan InLajmi.
Në faqen kryesore të Google është vendosur një ilustrim që tregon flamurin kuq e zi teksa valëvitet në qiell. Ndërkohë nëse klikohet në ikonën e këtij vizatimi shfaqet një shpjegim i shkurtër si edhe një urim për Pavarësinë.
Në këtë informacion tregohet rreth eventeve të ndryshme që ndodhin përgjatë kësaj dite si dhe disa rekomandime ushqimesh tradicionale shqiptare.
Postimi i plotë:
Ilustrimi i datës së sotme feston Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! Kjo festë zyrtare përkujton vështirësitë dhe sakrificat e bëra për të fituar lirinë pas pushtimit të huaj prej më shumë se 4 shekuj. Në këtë ditë në 1912, kongresi i shqipëtarëve mbajti Asemblenë në Vlorë dhe nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë.
Për Ditën e Pavarësisë, shqiptarët mblidhen së bashku për të marrë pjesë në aktivitete festive si parada, shfaqje fishekzarresh, koncerte e më shumë. Shumica e muzeve dhe vendeve historike janë të hapura për publikun, duke u lejuar vizitorëve të reflektojnë për rrugën e shtetit drejt lirisë. Eventi më i frekuentuar ndodh në Sheshin Skënderbe në Tiranë, ku zyrtarët e shtetit mbajnë fjalime teksa flamuri kombëtar valëvitet në qiell – njëjt si në ilustrimin e sotshëm.
Ushqimi gjithashtu luan një rol të rëndësishëm gjatë festimit të Ditës së Pavarësisë. Gatime tradicionale si byrek, tava e kosit dhe qofte janë të pëlqyera nga të gjithë. Ndërkohë për ata që kanë neps për gjëra të ëmbla, bakllavaja mbetet një ushqim që kurrë nuk zhgënjen.
Urime Dita e Pavarësisë, Shqipëri! /InLajmi/