Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, shprehu qëndrimin kundër Projektligjit për Fondin Sovran, raporton InLajmi.
Tahiri theksoi se nëse ky projektligj votohet në seancën e radhës të parlamentit, atëherë PDK-ja do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas tij, Fondi Sovran është një strukturë burokratike që nuk i nevojitet ekonomisë.
“Ditën e enjte po ashtu në kuadër të seancës së re do ta kemi Projektligjin për fondin sovran, ne si PDK e kundërshtojmë. Është një strukturë burokratike. Konsiderojmë që është një strukturë ekonomikë shumë e pa dobishme. Si e tillë konsiderojmë që nëse kalon në leximin e 2-të ne si PSK do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, kjo mund të ndërtohet vetëm me ndryshime Kushtetuese. Jemi të bindur që Gjykata Kushtetuese do ta rrëzoj. Ky ligj do të jetë në kundërshtim me Kushtetutën”, tha ai.
Projektligji për Fondin Sovran ka patur kritika të shumta nga opozita. /InLajmi/