Policia ka njoftuar se në mesnatë në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur një shpërthim, transmeton InLajmi.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, tregohet se ka pasur dëmtime materiale, por nuk ka pasur të lënduar. Ndërkohë rasti është duke u hetuar nga policia.
“Ankuesi kosovar, ka raportuar se pranë shtëpisë së tij është hedhur një mjet shpërthyes, dhe si pasojë i janë dëmtuar disa dritare të shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar”, /InLajmi/