Aktori i njohur, Julian Deda, ka zbuluar amanetin e fundit të të atit, mjeshtrit të madh Zef Deda, përcjell InLajmi.
Ai bëri të ditur e vetmja gjë i ati Zef Deda i kërkoi familjes para se të largohej nga kjo botë, ishte të ishin të qeshur.
Ai tha se porosia e tij e fundit ishte “ju du t’qeshun”
Ndërsa ulian Deda, thotë se kjo porosi do të shkoj në vend.
Për më tepër i biri i Zef Dedës, tha se “Familja jonë falenderon perzemersisht secilin nga ju, për mbeshtetjen dhe respektin e treguar. Ju duam..!
Ndryshe, Zef Deda ishte një nga komedianët më të njohur shqiptar, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Ai u nda nga jeta më 24 nëntor, pasi humbi betejën nga një sëmundje nga e cila vuante.
Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Prandaj ishte mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Porosia e tij e fundit “ju du t’qeshun”, do shkoje ne vend.Familja jone falenderon perzemersisht secilin nga ju, per mbeshtetjen dhe respektin e treguar. Ju duam..!/InLajmi/
![Mund të jetë një imazh i 3 persona](https://scontent.fprn1-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/406011768_10224738372709593_5301448636476464952_n.jpg?stp=dst-jpg_s640x640&_nc_cat=106&ccb=1-7&_nc_sid=5f2048&_nc_ohc=viM73-XFoh8AX9M9hn6&_nc_ht=scontent.fprn1-1.fna&oh=00_AfCg88vihQgnVPg5V9XoSmBrVnZKLAgCIRIcMFER8y-oUw&oe=65695C31)