Çmimi special dhe Çmimi aktorja më e mirë i Festivalit, që i takoi Valerie Haxhiaj Zeneli, ishin dy nga disa Çmime të tjera, që i meritoi trupa i aktorëve të Teatrit ‘Avdush Hasani”, në Podujevë, shkruan InLajmi.
Komedia “Dashnorët vdesin duke qeshur”, i autorit Osman Goranci, në regji të Ben Apolloni, ishte shfaqja që u prezentua në natën e fundit të edicionit të 18-të, të Festivalit tradicional “Ditët e komedisë shqiptare” në Preshevë.
Kjo komedi që për temë ka një histori që fillon me funeral dhe përfundon me festë beqarie, ose me lojërat dhe tradhëtitë bashkëshortore, ku aktorët në skenë, me një lojë të shkëlqyer kolektive, i sollën publikut dhe mysafirëve të tjerë të Festivalit, plot emocione dhe të qeshura si në kor, duke mos i kursyer duartrokitjet e gjata frenetike.
Kështu bazuar nga reagimet dhe përshtypjet e publikut që e kishte mbushur sallën e Shtëpisë së kulturës ‘Abdulla Krashnica” në Preshevë, trupa i aktorëve Podujevas; Ryva Kajtazi, Muhamet Zeka, Valerie Hagjiaj Zenelaj, Sindi Çitaku Azemi, Gani Morina dhe Yzeir Meha, me një lojë të rrallë e kolektive, ishin befasia dhe melmesa i këtij Festivali të komedisë, që gjatë do të komentohen dhe mbahen në kujtimet e tyre.
Duhet të përmendim se paraqitja e aktorëve Podujevas me komedinë ‘Dashnorët vdesin duke qeshur”, paksa u prishi planet e jurisë të përgjumur të këtij edicioni, an ëtarët e të cilës disi e bën zemrën “gur” dhe kësaj trupe i ndau Çmimin Special dhe Çmimin aktorja më e mirë, edhepse sipas reagimit të publikut në sallë, dhe lojës së mrekullueshme të aktorëve në skenë, meritoi të shpallet shfaqja më e mirë si dhe të rrëmbejë edhe ndonjë çmim tjetër. Mirëpo, nga aktorët e Teatrit “Avdush Hasani”, mësuam se parimi i kësaj trupe, si dhe qëllimi i pjesmarrjes jo vetëm në këtë edicion të Festivalit “Ditët e komedisë shqiptare”, (sikur edhe në Festivalet e tjera), është jo të fitojnë Çmime nën tezgë, por publikut preshevar dhe mysafirëve të shumtë, t’i dhurojnë një mbrëmje dhe një lojë të bukur skenike. /InLajmi/