Mëngjesin e së martës janë përfshirë nga zjarri 2 zyre në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, por në vendin e ngjarjes doli me kohë njësia e zjarrfikësve të cilët arritën edhe ta lokalizojnë zjarrin, shkruan InLajmi.
Nuk raportohet për persona të lënduar.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar për InLajmin se në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe zjarrfikësit të cilët edhe lokalizuan zjarrin.
“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, 2 zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti../InLajmi/