28 vjet më parë u nënshkrua Marrëveshja e Përgjithshme Kornizë për Paqe – Marrëveshja e Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, transmeton InLajmi.
Dokumenti, i emërtuar sipas qytetit të Dejtonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u iniciua pas negociatave në bazën ajrore ushtarake “Wright Patterson”, vendosi një rend të ri kushtetues dhe ligjor në Bosnje dhe Hercegovinë.
Republika Serbe, e cila u krijua me Marrëveshjen e Dejtonit, feston 21 Nëntorin si festë.
Pas 3 javësh negociata, nga 1 deri më 21 nëntor 1995, krerët e Bosnjë dhe Hercegovinës, BiH, Kroacisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë RFJ, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës SHBA, arritën një marrëveshje dhe i dha fund luftës.
Marrëveshja e Dejtonit është nënshkruar nga presidentët e atëhershëm të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, Alija Izetbegoviq i Bosnjë-Hercegovinës dhe Franjo Tuxhman i Kroacisë, dhe shtetet e lartpërmendura janë garantues për zbatimin e marrëveshjes.
Dokumenti u iniciua në prani të Sekretarit të Shtetit të atëhershëm amerikan Warren Christopher. Ndërmjetësuesit kryesorë amerikanë ishin Richard Holbrooke dhe gjenerali Wesley Clark.
Marrëveshja u nënshkrua zyrtarisht në Pallatin Elysee në Paris më 14 dhjetor 1995.
Një nga parimet kryesore mbi të cilat bazohet Marrëveshja e Dejtonit është ndarja në dy entitete – Republika Srpska (49 % e territorit) dhe Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës (51% e territorit), shkruan RTS.
Nënshkruesit morën përsipër të rregullojnë marrëdhëniet e ndërsjella sipas Kartës së OKB-së, Aktit Final të Helsinkit dhe dokumenteve të tjera të OSBE-së, si dhe respektimin e ndërsjellë të sovranitetit dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ekskluzivisht në mënyrë paqësore./InLajmi/