Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku mes 2 veturave sot në mëngjes në fshatin Prugovc, ku si pasojë janë lënduar 4 persona, pëcjell InLajmi.
Zëdhënsja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për InLajmin se në aksident kanë qenë të përfshira 2 vetura.
Ahmeti tha se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa me rastin po merret policia,
“Rreth orës 07:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Prugovc, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./InLajmi/