Izraeli dhe Zvicra kanë barazuar në kuadër grupit I të kualifikimeve për Euro 2024.
Ruben Vargas kaloi zviceranët në epërsi në minutën e 36-të të takimit.
Mirëpo izraelitët arritën të kthehen në lojë në minutën e 88-të përmes golit të Shon Ëeissmanit.
Kur kanë mbetur edhe dy xhiro, Zvicra ka 16 pikë në vendin e parë, sa ka edhe Rumania, Izraeli është i treti me 12 pikë, teksa Kosova është e katërta me dhjetë pikë, shkruan Klan Kosova.
Edhe pse Kosova e ka tepër vështirë të imagjinueshme që të kualifikohet, teorikisht ekzistojnë gjasat që ajo të shkojë tutje.