Edon Zhegrova njihet si njëri ndër futbollistët më të mirë dhe me potencial të madh për Kombëtarën e Kosovës, përcjell InLajmi.
Zhegrova në ndeshjen e fundit mes të Kosovës dhe Izraelit mungoj.
Ai tregoj se mungesa e tij ishte me arsye dhe për këtë e kishte njoftuar Federatën e Futbollit të Kosovës.
Por nga FFK mungesen e tij në fushë e kanë pritur keq, duke e kushtëzuar Zhegrovën që ose do të luaj në ndeshjen e me Izraelin, ose nuk do të luaj më në ndeshjet e ardhshme për Kosovën.
Lojtari i njohur shkon edhe më tej duke hedhur akuza të rënda se personi nga FFK që i ka shkruar atij ka qenë pengesë për shumë figura në Kombëtaren e Kosoves.
Pëndryshe Edon Zhegrova shprehet se përkundër shumë vështërsive dhe lëndimeve fizike që ka pasur ai prap ka qenë pjesë e Kosovës.
Zhegrova shton se pavarësisht çdo gjëje Kosova do të mbetet destinacioni i tij për të luajtur dhe për ta ngritur sa më lartë si ekipë./InLajmi/