Policia e Kosovës ka njoftuar se në Bjeshkët e Istogut 2 persona derisa ishin duke punuar nga rrëzimi i një lisi ka humbur jetën njëri prej tyre, përcjell InLajmi.
I ndjeri ishte duke prerë dru në pyll, dhe pas aksidentit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku personi i vdekur është dërguar në obduksion dhe tjetri është dërguar për tretman në spital.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Raportohet se 2 viktimat meshkuj kosovar, deri sa kanë qenë duke pre dru në pyll, gjatë rrëzimit të një lisi, janë goditur nga degët e lisit dhe si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej viktimave, ndërsa tjetri dërgohet në spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./InLajmi/