Organizata bamirëse “Save the Children” po bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gazë, për të ndalur atë që ajo e quan katastrofë humanitare.
Drejtori i kësaj organizate për Territoret Palestineze, Jason Lee i tha Zërit të Amerikës në një intervistë nga Jeruzalemi se fëmijët po paguajnë çmimin më të lartë nga konflikti.
Shumë nga 1,400 të vrarët nga sulmi i Hamasit në Izrael ishin fëmijë, ashtu si edhe një pjesë e rreth 240 personave që mbahen peng.
Ndërkohë nga mbi 10 mijë personat që Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi thotë se janë vrarë në Gazë, 40 % janë fëmijë.
Zoti Lee i tha koleges Keida Kostreci se vuajtja e fëmijëve do të jetë trashëgimia e komunitetit ndërkombëtar, nëse nuk i bën palët të respektojnë ligjin humanitar dhe të mbrojnë civilët.