Komisioni Evropian miratoi sot një plan të ri të për Ballkanin Perëndimor, me qëllim që të sjellë disa nga përfitimet e përpara pranimit në bllok duke stimuluar rritjen ekonomike të këtyre vendeve.
Sipas këtij plani është paraparë ndarja e gjashtë miliardë euro ndihma për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Objektivi është që t’u mundësohet partnerëve të vijojnë reformat dhe investimet për të përshpejtuar procesin e rritjes së ekonomive të tyre.
Për të përfituar fondet duhen një sërë reformash, derisa parakusht për Kosovën dhe Serbinë është progresi në dialog, transmeton lajmi.net.
Plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor bazohet në katër shtylla.