Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, Ramush Haradinaj, ka komentuar Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, ndërsa tha se ndër shumë gjetjet shqetësuese është fakti edhe vlerësimi i dobët i qeverisjes aktuale, raporton Ekonomia Online.
Tutje u shperh Haradinaj se Kosova nuk ka marr rekomandimin për nisjen e negociatave për shkak të qasjes së Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, marrëdhënieve me BE-në dhe sanksioneve.
“Është pritur që vlerësimi do të jetë me mjaftë çështje që janë shqetësuese për vendi edhe janë adresuar shumica e këtyre shqetësimeve. Pra performaca e qeverisjes është e vlerësuar dobët e po ashtu ka shumë fenomene të cilat janë identifikuar veç e veç. Ju e cekët çështjen e korrupsionit por ka edhe shume çështje të tjera”, tha ai.
“Ju jeni në dijeni që ne jemi të ndëshkuar nga BE-ja. Kemi sanksione edhe financiare ekonomike politike. E kuptohet pra Kosova nuk është se ka ecur përpara, por ka ecur parapa në marrëdhëniet me BE-në edhe e ato reflektojnë edhe ne këtë raport edhe fatkeqësisht edhe pasojat e atyre marrëdhënieve i kemi në jetën e përditshme”, tha ai.