Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ditën e dielë ka sjellur një tekst të mediumit amerikan, Fox News ku shkruan se presidentja e Komisionit Europian,Ursula von der Leyen e cila ishte në Kosovë dhe Serbi ku kërkoi njohjen “de facto” dhe autonomi për serbët, përcjell InLajmi.
Hoti kërkon një reagim nga krerët e shtetit nëse nuk qëndrojnë të vërteta ato që ka thënë presidentja e KE-së.
Ai tha se si Kryeminsitri ashtu edhe Presidentja e vendit e kanë obligim që të dalin dhe të sqarohen para qytetarëve të vendit.
Postimi i plotë i tij
Ja për çfarë janë pajtuar Kurti-Osmani në fillim të këtij viti.
Nëse nuk është e vërtetë kjo që ka thënë znj. Ursula von der Leyen, Kryeministri dhe Presidentja duhet ta demantojnë menjëherë.
Është obligim i juaj, dilni dhe sqaroni qytetarët.
Bashkangjitur gjeni lajmin e plotë nga Fox Neës,
https://ëëë.foxneës.com/…/eu-ëarns-serbia-and-kosovo-to…
“Von der Leyen tha se Serbia duhet ta njohë de fakto Kosovën si një vend të pavarur dhe Kosova duhet të lejojë autonomi për serbët etnikë në veri të Kosovës, ku ata përbëjnë shumicën. Kjo do të përmbushte në mënyrë efektive angazhimet e mëparshme të Serbisë dhe Kosovës të negociuara në fillim të këtij viti, por ka pak shenja që secila palë në të vërtetë synon të vazhdojë më tutje”./InLajmi/