Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri ka shënuar disa gola të mirë gjatë karrierës së tij.
Një të tillë e realizoi edhe gjatë stinorit të rregullt në kampionatin MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
MLS ka përfshirë Shaqirin në garë për golin e vitit në SHBA.
MLS-ja ka përzgjedhur golin e Shaqirit të realizuar në fitoren 3:0 të Chicago Fire ndaj Montrealit.
Gjithsej janë 20 gola të përzgjedhura nga MLS, shkruan lajmi.net.
Votimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor.