Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kanë biseduar për situatën dhe se mënyra e vetme për ecje para është dialogu për normalizim.
Borrell tha se Kosovës e Serbisë, Bashkimi Evropian i kërkon normalizim të marrëdhënieve, ku pengesë për ktë ka qenë formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Në mënyrë për të ndihmuar palët për marrëveshje ne kemi bërë një propozim për formimin e tij. Një rrugë të shkëlqyer për rrugën përpara për normalizim dhe një mënyrë e shkëlqyer për t’i shmangur rastet e tjera të dhunës”, shkruan Klan Kosova.
Ai më tej tha se rruga e vetme për të ecura përpara është dialogu, dhe sipas tij, rruga evropiane kërkon normalizim të marrëdhënieve mes 2 shteteve.