Sigal Prishtina e ka fituar kryendeshjen e ndaj KB Bashkimit.
Prishtina të dielën në “Pallatin e Sportit” në Prishtinë, fitoi përballë prizrenasve me rezultatin 91:89, në ndeshjen dramatike.
Ndeshja i ka takuar xhiros së pestë të Superligës së Basketbollit të Kosovës.
Sigal Prishtina e fitoi ndeshjen e katërt të edicionit, derisa Bashkimi e pësoi disfatën e 2-të të edicionit aktual.
Derrick Wilson ishte i pandalshëm te skuadra “bardhekaltër”, duke shënuar 17 pikë, ndërsa regjistroi edhe 6-të kërcime e 6-të asistime.
Shaheed Davis i shënoi 20 pikë, ndërsa në fitore kontribuoi edhe me shtatë kërcime e një asistim.
Eric Copes ishte më i dalluari te skuadra mysafire. Shënoi 25 pikë, ndërsa pati edhe 17 kërcime e 2 asistime, shkruan Lajmi.net.
Lojë të mirë pati edhe Altin Morina me 19 pikë, 3 kërcime e pesë asistime, por që nuk mjaftuan për ta shmangur disfatën e 2-të.