Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë sot se Gjykata Speciale e ka liruar nga burgu, Hysni Gucatin.
Lidhur me këtë çështje, Gazeta Express ka kontaktuar Dhomat e Specializuara në Hagë për të konfirmuar një lajm të tillë.
Megjithatë nga Schveningeni s’kanë dhënë ndonjë konfirmim, duke thënë se nëse do të ketë vendim publik për këtë çështje, ai do të bëhet publik në faqen e Dhomave të Specializuara.
“Nëse dhe kur nxirret një vendim publik për këtë çështje, ai do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara”, ka thënë një zëdhënës i Speciales për Express.
Dhomat e Specializuara i kanë shpallur fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh.
Në dënim atyre iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ata gjenden në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020.