Deputeti Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, vazhdimisht shpreh kritika për mënyrën e qeverisjes së Kurti, por theksi i tij bie mbi menaxhimin e buxhetit të shtetit, ndërsa këtë here ai kërkoi llogari për 8.63 miliardë euro që Qeveria Kurti i ka pasur në menaxhim në 3 vjetët e fundit, përcjell InLajmi.
Ndërsa kërkon llogari se ku janë ato mjete, Hoti tha se nuk shihet se ku janë harxhuar këto mjete, duke theksuar se “nuk ka ndonjë autostradë të re, urë të re, tunel të ri, çerdhe, shkolla apo spitale të reja”,
Postimi i plotë i tij:
Ku janë shpenzuar 8.63 miliardë euro?!
3 vite mandat dhe 3 buxhete vjetore të menaxhuara.
8.63 miliardë euro vlera e tri buxheteve (2021=2.51 miliardë, 2022=2.90 miliardë, 2023=3.22 miliardë).
As shenjë nuk shihet se ku janë harxhuar gjithë këto mjete. Nuk ka ndonjë autostradë të re, urë të re, tunel të ri, çerdhe, shkolla apo spitale të reja.
Pagat nuk janë rritur. As policët nuk i kanë marrë shtesat e rrezikshmërisë nga shkurti i këtij viti.