Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 25 vjetorin e rënies së tyre, ndërsa është shprehur se Fehmiu dhe Xheva, ishin binomi i pandashëm i përpjekjeve për shtetësi., përcjell InLajmi.
Të 2 atdhetarët tha Mehaj u flijua në luftën për çlirimin e Kosovës nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ushtri e cila beri realitetin çlirimin e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Në 25-vjetorin e rënies heroike, kujtojmë dhe shprehim mirënjohje të veçante për heronjtë e Kosovës Fehmi e Xheve Lladrovci.
Fehmiu dhe Xheva, dy binom të pandashëm të përpjekjeve për shtetësisë, u flijuan në luftën për çlirimin e Kosovës nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ushtri e cila beri realitetin çlirimin e Kosovës.
Sot, në 25-vjetorin e rënies se tyre, kjo ditë behet edhe me krenare, sepse u diplomuan edhe 302 ushtar të rinj të Forcave të Sigurisë së Kosovës, ushtar këta që u rekrutuan gjatë mandatit sa isha në krye të Ministrisë së Mbrojtës së Republikës së Kosovës.
Sot, rrugën e Fehmiut dhe Xhevës e trasojnë dhe me mija ushtar të FSK-së, të cilët kanë vetëm një atdhe, Kosovën, dhe vetëm një komandant të përjetshëm, Adem Jasharin, e që amaneti i tyre i përmbushur është Kosova në NATO. Lavdi Dëshmorëve të Kombit./InLajmi/