Bashkimi Evropian ka reaguar për rastin e mbrëmshëm që ka ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e veriut, ku në një shtëpi është hedhur granatë dore.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se BE-ja po e vëzhgon me shumë vëmendje dhe shqetësim situatën në veri të Kosovës.
“Jemi të shqetësuar për vazhdimin e situatës ku nuk ka një de-përshkallëzim të tensioneve”,
ka thënë Stano, shkruan RTK.
Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se ky sulm me granatë dore vjen si shenjë revolte ndaj arrestimit të 3 personave për krime të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë dhe si mesazh ndaj drejtësisë e me qëllim të shkaktimit të terrorit tek qytetarët e asaj pjese.