Pjesëtarët e EULEX-it, janë duke kryer bastisje në Prishtinë.
Më saktësisht bastisja është duke u bërë në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar familjari i tyre, Fahri Fazliu.
“Po është e vërtetë që EULEX-i është duke kryer bastisje. Bastisja po vazhdon ende. Nuk i dim arsyet pse po ndodhë kjo”, ka thënë ai për Front Online.