Kryetari i OVL-UÇK, Faton Klinaku ka reaguar ashpër ndaj bastisjes së sotme që po bëhen nga ana e EULEX-it dhe Prokurorisë Speciale, në familjen e heronjëve Fahri e Bahri Fazliu në ‘Kodrën e Diellit’ në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Klinkau në reagimin e tij tutje thotë se “Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre.
Tutje Klinaku shkon aq larg sa thotë se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, janë të poshtër.
Postimi i plotë i tij:
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre.

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë filluar bastisjet e banesës së familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu në ‘Kodrën e Diellit’ në Prishtinë.
P.S
ZPS janë të poshtër, meqenëse nuk ka shtet serioz.