Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,AAK, Shemsedin Dreshaj, ka adresuar kritika ndaj qeverisjes aktuale me sektorin e shëndetësisë duke theksuar se pavarësisht se është dyfishuar buxheti për shëndetësinë, problemet kanë mbetur të njëjta madje po shtohen dita ditës, raporton InLajmi.
Dreshaj në konferencën për media , shpalosi disa nga problemet thelbësore që sipas tij, po e përcjellin sistemin shëndetësor siç janë ikja e mjekëve, mungesa e barnave e lista e gjatë e pritjes.
“Premtimet e dhëna lidhur me shërbime cilësore në shëndetësi ende vazhdojnë, ndërsa ende vazhdojnë problemet e vjetra. Ikja e personelit profesional shëndetësore; Lista e barnave esenciale me probleme të njëjta, 365 ditë të vitit; Lista e pritjes në rritje e sipër, si në aspektin diagnostik dhe terapeutik. Si p.sh në Ortopedi ka pacient që për protezë të gjurit presin deri në 4 vite dhe shërbimet e emergjente si Stroke Center nga 24 h funksionale vetëm 4 h. Nga ora 13 çdo ditë të rregullte punë rrezikon që periudha e intervenimit efikas prej 4 h të humbet”, tha Dreshaj.
Sipas tij shëndetësia duhet të jetë prioritete duke thënë se jemi shteti i vetëm në rajon dhe Evropë pa ëme shëndetësore.
“Shëndetësia prioritet (buxhet dhe mbështetje); Kompetentët në vendimmarrje; Kompetencë dhe përgjegjësi për menxheret në secilin nivel; Politika të jetë mbështesë e jo të pengoj me vendime politike dhe nominime të të dëgjueshmëve dhe të padëshmuarve; Të bëhet ndarje strikte mes shërbimit shtetëror shëndetësor dhe atij privat; shëndetësore dhe të largohen eksperimentet dhe improvizimet”, shprehet Dreshaj./InLajmi/