Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, njofton se Kryesia në mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor ka marrë vendim që Kuvendi do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për tekstet shkollore, raporton InLajmi.
Kusari-Lila ka dhënë edhe detaje tjera ndërsa ka shtuar se me fillim prej orës 10:00 do të mbahet seancë e rregullt.
Kusari njofton gjithashtu se interpelanca e kryeministrit Kurtit për rastin e ambasadorit Martin Berishaj është shtyrë për afat të pacaktuar.
Ndërkohë Kusari-Lila pret që sesioni vjeshtor i Punë së Kuvendit të jetë më efikas, ndërsa pret që opozita të angazhohet maksimalisht.
“Në ora 10:00 do të kemi seancë të rregullt. Me 14 shtator mbahet seanca e radhës, në orën 14:00. Në këtë seancë do të diskutohet për situatën me libra.Interpelanca për ambasadorin Martin Berisha, është shtyrë për një kohë tjetër, në koordinim me Zyrën e Kryeministrit dhe deputetët e PDK-së”,tha ajo.
“Presim një sesion të mbarë vjeshtor. Natyrisht që opozita ka format e saj, por ne presim angazhim maksimal”.