Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti e ka quajtur huqje diplomatike, deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se Greqia është më afër njohjes së Kosovës, përcjell InLajmi.
Siç tha Hamiti Kurti ka provokuar pa nevojë një demant nga Greqia e ku thonë se qëndrimi i tyre për Kosovën mbetet i pandryshuar.
Tutje ai tha se Greqia do ta njohë një ditë Kosovën, por se Qeveria nuk duhet të veprojë dhe të komunikoj si në këtë rast.
Tutje shtoi Hamiti se një Qeveri e përgjegjshme e Kosovës nuk duhet të veprojë dhe të komunikojë si kjo e Albin Kurtit në dëm të Kosovës.
Postimi i plotë i tij
Edhe një huqje diplomatike e Kurtit
Paralajmëroi kryeministri Kurti para pak ditësh se Greqia është më afër njohjes së Kosovës. Provokoi pa nevojë demantin e Greqisë, që thotë se qëndrimi i saj mbetet i pandryshuar.
Greqia duhet ta njohë dhe do ta njohë Kosovën një ditë sigurisht.
Një Qeveri e përgjegjshme e Kosovës nuk duhet të veprojë dhe të komunikojë si kjo e Albin Kurtit – në dëm të Kosovës. Prej padijes, sigurisht!