Aktori i gjeneratës së parë të aktorëve profesionistë në Kosovë, Xhevat Qorraj, do të mbetët ndër ata emra që kanë shënuar vetë historinë e kinematografisë së artit në Kosovë. Kështu ka thënë kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas lajmit për vdekjen e artistit të madh të skenës teatrore të Kosovës.
Shefi i ekzekutivit ka shprehur ngushëllimet për familjen Qorraj, kolegët dhe miqtë e aktorit, si dhe për të tërë komunitetin e artistëve në Kosovë.
Kryeministri Kurti ka treguar se e ka rishikuar disa herë filmin “Proka”, në të cilin ishte aktori Qorraj kryepersonazh
Kam qenë 10 vjeçar kur pat bërë jehonë në Kosovë dhe rajon aktori Xhevat Qorraj në rolin e Prokës, kryepersonazh te filmi “Proka” i vitit 1985, me regji të Isa Qosjas, film të cilin e kam rishikuar disa herë”, ka shkruar Kurti