Policia e Kosovës ka njoftuar se 10-të persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti, që ndodhi të dielën në fshatin Novolan të Vushtrrisë, përcjell InLajmi.
Në aksident janë janë përfshirë 3 automjete, ndërsa ende nuk dihet pë shkaqet e këti aksidenti.
“Raportohet për një aksident trafiku në mes tre automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 10 (dhjetë) persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.