Policia e Kosovës ka njoftuar se në një aksident trafiku të ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë-Podujevë janë lënduar 4 persona, përcjell InLajmi.
Në aksident kanë qenë të përfshira kanë qenë 3 automjete.
Lajmin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. ku tha se të aksidentuarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti. /InLajmi/