Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari tha se nuk e ka ndërmend që të dorëhiqet pas arrestimeve të fundit në këtë ministri, raporton InLajmi.
Ajo tha se nuk ka asnjë dyshim tek 2 zyrtarët e MINT-it dhe një biznesmenë që u arrestuan sot me urdhër të Prokurorisë Speciale, nën dyshimin se kanë keqpërdorur me rezervën shtetërore.
“Unë nuk shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje dhe këtë e e them me përgjegjësi dhe siguri të plotë dhe nuk kam asnjë arsye ose dyshim tek zyrtarët që janë ndalur sot”, ka thënë Hajdari në një konferencë të jashtëzakonshme për media. /InLajmi/