Çështja e Kosovës ka përfunduar, ne mund të dëshirojmë që Kosova të kthehet në kornizën kushtetuese të Serbisë, por kjo thjesht nuk do të ndodhë dhe nuk duhet të humbim kohë për gjëra të tilla, tha për FoNet shkrimtari dhe artisti pamor Dejan Atanaçkoviq, transmeton InLajmi.
Ai në emisionin e radhës Kosinus, për zgjidhjen e problemit të Kosovës tha se është një dilemë e plotësisht “gënjeshtër” e Bashkimit Evropian, sepse Serbia kurrë nuk do ta kthej Kosovën pavarësisht marrdhënieve me BE-në.
Atanaçkoviq theksoi se BE-ja mund të jetë një hapsirë shumë e favorshme për bashkëpunimin e ardhshëm ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe vlerësoi se, “nëse do të kishte kuptim”, Beogradi dhe Prishtina tashmë do të kishin një platformë të përbashkët për anëtarësim në BE, e cila do të kërkonte hyrje më të shpejtë në BE në bazë të dialogut cilësor dhe pajtimit./InLajmi/