Asdren Shala nga PSD-ja ka folur lidhur me arrestimin nga policia e Shqipërisë të Besnik Mujecit, asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka theksuar se arrestimi i Mujecit si i dyshuar për kontrabandim të substancës narkotike ekstazi, e tregon se kush është Lëvizja Vetëvendosje.
“Me një ritëm të shpejtë LVV po i tejkalon partitë tjerë për afera korruptive. Deri tani ne e dimë se ky person është kapur me substancë narkotike. Kjo e çjerrë maskën e një lëvizje moraliste e të pakorruptume”.
“Kjo është shumë me rëndësi të thuhet pjesa tjetër a ka lidhje apo nuk ka lidhje me pushtetin është herët të thuhet. Nuk dua të përfundoj në teori konspirative. Personi në fjalë është një nga ata njerëz që vazhdimisht dalin me skandale të reja dhe e tregojnë fytyrën e pushtetit, ky pushtet nuk e ka problem korrupsionin”, ka thënë Shala.