Duke mirëpritur mbi 10 milionë vizitorë çdo vit në qendër të kryeqytetit holandez të Amsterdamit, Vondelpark u ofron vizitorëve vendas dhe të huaj shumë mundësi për të kryer aktivitete të ndryshme.
Në kohën e lirë, njerëzit shijojnë ditët me diell, ecje me qen, vrapim, patinazh me rrota, dëgjim të muzikës, shikimin e njerëzve, shtrirjen në bar apo edhe koncerte falas në park
Parku publik urban prej 47 hektarësh u hap në 1865 dhe fillimisht u quajt Nieuwe Park (Parku i Ri). Sidoqoftë, parku më vonë u quajt Vondelpark sipas një dramaturgu dhe poeti Joost van den Vondel, shkruan AA.
Brenda Parkut ka edhe një teatër në ajër të hapur, kënd lojërash dhe ambiente të ndryshme shërbimi ushqimor, i cili është i hapur 24/7.