Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka njoftuar se pasi zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Besnik Mujeci u zu me sasi droge Komisioni Diciplinor e ka përjashtuar nga kjo parti, përcjell InLajmi.
Haxhiu tha se Mujeci është zënë me një krim të madhe dhe njerëz të tillë nuk i duhen Lëvizjes.
Postimi i plotë i tij:
Komisioni Disiplinor mori vendim për përjashtimin e Besnik Mujecit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
Veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda dhe institucionet e drejtësisë ndaj tij dhe të tjerëve, duhet të japin dënimet maksimale!
Njerëz të tillë nuk kanë vend në Lëvizje./InLajmi/