Asociacioni i Komunave ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit që sa më parë të nis procesin e shpërndarjes së teksteve mësimore në shkollat e Komunave të Republikës së Kosovës, përcjell InLajmi.
Sipas tyre, kjo vonesë “tepër e panevojshme mund tê shkaktoj probleme dhe ngecje në fillimin e mbarë dhe të rregullt të vitit shkollor”.
Nga Asociacioni thonë se asnjë justifikim në këtë vonesë nuk i intereson askujt, e më së paku nxënësve dhe arsimtarëve.
Postimi i plotë i Asociacioni i Komunave të Kosovës:
KOMUNAT KËRKOJNË NGA MASHTI-i SHPËRNDARJEN E TEKSTEVE MËSIMORE NË SHKOLLA
Asociacioni i Komunave kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit që sa më parë të nis procesin e shpërndarjes së teksteve mësimore në shkollat e Komunave të Republikës së Kosovës.
Kjo vonesë tepër e panevojshme mund tê shkaktoj probleme dhe ngecje në fillimin e mbarë dhe të rregullt të vitit shkollor.
Viti i ri shkollor për çdo vit nis dhe është i planifikuar të nis njëjtën datë.
Së këndejmi vonesat e tilla në shpërndarjen me kohë të teksteve mësimore janë të pakuptimta por edhe të papranueshme.
Asnjë justifikim në këtë vonesë nuk i intereson askujt, e më së paku nxënësve dhe arsimtarëve tanë./InLajmi/