Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtor ka humbur jetën deri sa ishte duke punuar në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Sipas raportit policor viktima ishte duke punuar në një lartësi ku ka rënë dhe ka marrë lëndime vdekjeprurëse.
“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi që i njëjti duke punuar kishte rënë nga një lartësi dhe kishte pësuar lëndim të rënda trupore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /InLajmi/