Kosova apo Kosova si Teksasi, nuk gjenë qetësinë, jo shumë ditë kaluan dhe vendi përsëri u troindit me një vrasje tjetër dhe plagosje me armë, kësaj radhe në komunen e Skenderajt, shkruan InLajmi.
Në orët e para të ditës së enjte një person ka mbetur i vrarë dhe 3 të tjerë janë plagosur në fshatin Runik të Skënderajt.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën InLajmi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti tha se Policia menjëherë ka dalë në vendgjarje dhe e ka konfirmuar se ka mbetur i vdekur një person nga arma e zjaqrrit dhe 3 të tjerë të plagosur.
“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima N. L., 39 vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, 3 persona të tjerë të lënduar ( po ashtu nga arma e zjarrit ) janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Zahiti.
Zaihti për InLajmin tha se 2 persona kanë hyrë në një lokal në fshatin Runik kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se 2 persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja. Gjitha veprimet e ndërmarra policore, janë udhëhequr nga prokurori i rastit i cili ka dalë në vend të ngjarjes ndërsa i njëjti ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore . Hetuesit e Sektorit Rajonal , janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e kryesit/ve të veprës si dhe zbardhjen e kësaj vepre penale”
Të shtunen ndodhi një tragjedi në lokalin Bon Vivant, në Prishinë ku mbeti i vrarë një person e u lënduan dhjetëra të tjerë, si dhe vrasja tjetër ndodhi këtë të hëne ishte ajo në Klinë ku mbeti i vrarë një person./InLajmi/