Reperët e njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe Lumi B, kanë prezantuar këtë të mërkurë këngën e tyre të re të quajtur “Mrena”, përcjell InLajmi.
Për producimin e kësaj kënge u kujdes Lis Berishaj me video të realizuar nga Adea Kelmendi.
Videoja ndërkohë i është besuar SuperCut Studio, ndërsa ky projekt është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Artistët kanë bërë një paraqitje të mahnitshme me tekst dhe interpretim të veçantë.
Të njëjtit kanë bashkë edhe disa këngë të tjera që janë pëlqyer jashtëzakonisht nga publiku.
Kujtojmë se kjo verë ka sjellur bashkëpunime dhe hite të shumta.
Kujtojmë që të 2 reperët janë shumë aktiv si në projekte muzikore ashtu edhe në koncerte brenda dhe jashtë vendit./InLajmi/