Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës Jehona Lushtaku-Sadriu, ka reaguar pas dorëheqjes së Armend Mehaj duke thënë se ai ka shikuar si spektator derisa kryeministri Albin Kurti merrte vendime në fushën e mbrojtjes, përcjell InLajmi.
Lushtaku-Sadriu tha se klima albiniane është e padurueshme edhe për ministrat, por jo për ata që i shërbejnë kontratave njëburimore, shpenzojnë rezervat e shtetit pa procedurë e ambasadorëve skandalozë-milionerë.
Tutje ajo tha se duhet jo vetëm dorëheqje por përgjegjësi.
Postimi i plotë i saj:
Ka shikuar si spektator, ministri i ardhur nga mërgata Mehaj, teksa kryeministri blente dronë që as në Kosovë s’mund t’i lëshonte; teksa kryeministri acaronte gjuhën ndaj KFOR-it; teksa i anulohej pjesëmarrja e ushtrisë sonë në Defender 23; teksa për punët në ministri pytej zëvendësministri. E për një të ulur në parada ushtarake, më mirë të dorëhiqesh.

Klima albiniane e padurueshme edhe për ministrat. Por, jo për ata që i shërbejnë kontratave njëburimore, shpenzojnë rezervat e shtetit pa procedurë e ambasadorëve skandalozë-milionerë.
Jo vetëm dorëheqje, përgjegjësi!/InLajmi/