Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të MINT për të marrur çertifikatën e Klan Kosovës, duke thënë se Qeveria e Albin Kurtit paska marrë vendim që ta mbyllë këtë medium përcjell InLajmi.
Çitaku tha se idea e lirisë së fjalës dhe mendimit po sulmohet brutalisht, e cila më nuk është dhe nuk duhet të jetë vetëm betejë e vetëm një mediumi, por edhe betejë e shoqërisë.
Tutje ajo u shpreh se kjo shoqëri as nuk nënshtrohet e as nuk frikësohet, të frikësuar e në panikë janë vetëm ata në qeveri.
Postimi i plotë i saj:
Qeveria e Albin Kurtit paska marrë vendim që ta mbyllë Klan Kosovën.
Duke ia marrë çertifikatën e biznesit pamundësohet operimi i njërit prej mediumeve më të mëdha e më të rëndësishme në vendin tonë.
Sot, idea e lirisë së fjalës dhe mendimit po sulmohet brutalisht.
Kjo më nuk është dhe nuk duhet të jetë betejë e vetëm një mediumi. Kjo është betejë e shoqërisë.
E kjo shoqëri as nuk nënshtrohet e as nuk frikësohet.
Të frikësuar e në panikë janë vetëm ata në qeveri/InLajmi/