Pasditja e sotme doli të jetë e kopshme në Lipjan, ku janë gjetur 3 persona të pajetë në fshatin Rufc, përcjell InLajmi.
Rastin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe kanë nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur 3 trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor” , ka thënë Ahmeti/InLajmi/