Nga 26 deri më 30 korrik, në Në Sheshin e Lidhjes, të kryeqytetit shpirtëror e kulturor të të gjithë shqiptarëve kudo që janë, mbahet Panairi tradicionasl i librit, shkruan InLajmi.
Në këtë Panair, I XV-ti me rradhë që mbahet në Prizrenin e bukur do të marrin pjesë dhjetra Shtëpi Botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia veriore, adhuruesve të librit dhe mysafirëve të shumtë do t’i ofrojnë shumë tituj të rinj, si të autorëve vendor ashtu edhe atyre nga letërsia botërore. Ndërkaq, në orët e mbrëmjes tek Keji buzë Lumbardhit, përballë xhamisë Sinan Pasha, do to këtë takime me krijues letrar nga të gjitha trevat tona. Edhe sivjet Panairi i Librit “Prizreni 2023” mbështetet nga Drejtoria komunale për Kulturës, Rini dhe Sport. Osman Goranci/InLajmi/