Në një ditë të nxehtë vere nuk ka gjë më të mirë se një pije që ju freskon dhe në të njëjtën kohë ju fal plot vlera e një shije të ëmbël.
E vetmja gjë që duhet të kini kujdes është përzgjedhja e frutit, pasi sa më i ëmbël të jetë ai, aq më e ëmbël do të jetë edhe pija juaj.
Për të zgjedhur shalqirin e duhur duhet të keni parasysh disa veçori.
E para, sa më i vogël të jetë dhe i rrumbullakët aq më i ëmbël do të jetë.
Sigurohuni që të ketë një njollë të verdhë në skajin e tij dhe të ketë në të disa gërvishtje.
Së fundi, nëse trokisni në shalqi dhe ai tingëllon i zbrazët, do të thotë se fruti është i pjekur.
Megjithatë, nëse nuk është i ëmbël mjaftueshëm ju mund të shtoni mjaltë, sheqer ose shurup panje, për t’i dhënë më tepër ëmbëlsi.
Ndiqni më poshtë recetën e thjeshtë të përgatitjes së ujit të freskët me shalqi.
Përbërësit
- 2-3 filxhanë shalqi të prerë në kubikë
- 4 gota ujë
- 1 limon jeshil (sipas dëshirës)
- Ëmbëlsues si mjaltë, shurup panje apo sheqer (sipas dëshirës)
Përgatitja
Bashkoni në një mikser kubat e shalqirit, ujin, lëngun e limonit dhe ëmbëlsuesin nëse dëshironi.
Përpunojini përbërësit derisa ato të bashkohen plotësisht.
Kullojeni lëngun e shalqirit dhe hidhni tulin, shkruan Agro Web.
Shërbejeni pijen duke i shtuar pak akull.