Opinionsiti Blerim Shala, vlerëson se asgjë nuk ka pasur të paparashikueshme në procesin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të zbatimit në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Këtë gjykim ai e ka lidhur me deklaratën e të dërguarit evropian, Liroslav Lajçak se më zgjedhjet e mbajtura më 23 prill në veri të Kosovës është bërë “shkelje në mina tokësore”.
“Në rastin e dialogut Kosovë – Serbi, lehtësuesit apo ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, kanë pasur në posedim të tyre hartën me ‘minat’ kryesore edhe para se të arrihej pajtimi në Ohër për Planin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë. Është ditur fare mirë, prej secilit që merr vesh sadopak në politikë, që nëse komuniteti serb nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 23 prillit në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, do të jetë e pamundur të ecet para në procesin e përmbushjes së detyrimeve që dalin nga Marrëveshja Themelore dhe Aneksi i Ohrit”, shkruan Shala në një opinion të tij.
“Pra, gjithçka ka qenë lehtë e parashikueshme. Asgjë nuk ka qenë befasi”.
“Përkundër kësaj, faktori ndërkombëtar, mbi të gjitha këtu bëhet fjalë për BE-në si kryepërgjegjësin e këtij procesi (me mandatin e marrë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së), nuk bëri atë që duhej për të shmangur këtë ‘minë tokësore’, me ‘shpërthimin’ e të së cilës po merremi sot e kësaj dite”, tha ai përcjell KlanKosova
Pas marrëveshjes në Ohër, Shala thotë se faktori ndërkombëtar është dashur ta sigurojë përkrahjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucciq për pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje.