Klisman Kadiu këshilltari i zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimit, ka reaguar duke thënë se mbledhja e paraparë për raportim të zëvendëskryeministrit Bislimi para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, nuk u mbajt për shkak se nuk pati kuorum, përcjell InLajmi.
Kadiu tha se jo sepse nuk shkoi zëvendëskryeministri Bislimi. Ai pikërisht nuk ishte prezent, sepse nuk kishte kuorum.
Ai tutje u shpreh duke thënë se zëvendëskryeministri Bislimi nuk ka refuzuar asnjëherë të raportojë në Komisionin për Integrim Evropian.
Mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian, pritej të mbahej këtë të premtë ku do të raportonte zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ku dështoi, pasi ky i fundit nuk u paraqit.
Postimi i plotë i tij:
Mbledhja e paraparë për raportim të zëvendëskryeministrit Bislimi para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, nuk u mbajt për shkak se nuk pati kuorum. Jo sepse nuk shkoi zëvendëskryeministri Bislimi. Ai pikërisht nuk ishte prezent, sepse nuk kishte kuorum.
Zëvendëskryeministri Bislimi nuk ka refuzuar asnjëherë të raportojë në Komisionin për Integrim Evropian/InLajmi/