Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bëri të ditur se gazetarët dhe kameramanët që kanë raportuar nga veriu i vendit janë mirëpritur në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Sipas AGK-së gazetarët u ndanë nga afër përvojat e tyre të raportimit nga disa prej komunave veriore të Kosovës, ku javë më parë pati tensione.
Njoftimi i plotë nga AGK:
Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, janë mirëpritur sot disa nga gazetarët dhe kameramanët që kanë raportuar nga veriu i vendit.
Kolegët që u shoqëruan nga Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha dhe Zyrtarja për Komunikim, Rabije Hyseni, ndanë nga afër përvojat e tyre të raportimit nga disa prej komunave veriore të Kosovës, ku javë më parë pati tensione.
“Këta persona të guximshëm punojnë çdo ditë për të raportuar informatat e sakta nga terreni – ndonjëherë duke e rrezikuar edhe sigurinë e tyre. Faleminderit secilit prej jush për raportimin e palodhur dhe patrembur”, thuhet ndër të tjera në postimin e ambasadës. /InLajmi/